Art & Kulturë

Një video e Shqipërisë si kurrë më parë, që nga Alpet Shqiptare e deri tek bregdeti i kristaltë (VIDEO)

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, ka sjellë një video promovuese për vendin tonë, e cila tregon disa nga karakteristikat identifikuese të popullit, si edhe bukuritë natyrore që ai përmban.

“Jehoje edhe ti, në profilin tënd! 
Me këtë video çdokush mund të përjetojë Shqipërinë e Alpeve, Adriatikut, Jonit, kështjellave, veshjeve karakteristike, vendeve të paeksploruara, njerëzve mikpritës, ashtu si një revistë prestigjoze europiane, e përshkuan: “Njerëz të etur për të ndarë dashurinë e vendit të tyre dhe gjithmonë të gatshëm për të ardhur në ndihmë”
Shqipëria meriton vëmendje! Turistët meritojnë Shqipërinë”-, ka shkruar Klosi në postimin e tij në Facebook.

Kjo video menjëherë ka bërë xhiron e internetit, duke u parë plot 20 mijë dhe ky numër është vetëm në rritje! Shqipëria vitin e kaluar është vizituar nga 5 milion turistë dhe në 2018 pritet të kemi edhe më shumë.

Shikoni këtë video më poshtë:

https://www.facebook.com/klosiblendi/videos/1987348974886070/?hc_ref=ARRYCxD15m-bRxkDOq0IO0zLf-y2vJ1QzJwFbCecZT4Mn6ZozKTO2oN1LatxQkFbyqg

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).