Një trëndafil për çdo buzëqeshje, për fëmijët tuaj

Më 3 mars, fëmijët festojnë të gjithë tok festën e mësuesit dhe të nënës tek Parku i Madh i Liqenit të Tiranës.

Përgjatë gjithë këtij eventi, vogëlushët do të dëfrehen nën morinë e aktiviteteve të ndryshme të përgatitura, ku do të ketë këngë, kërcim, vizatime nga piktorë të vegjël, e shumë të tjera.

Një prej pikave më të rëndësishme të këtij eventi do të jetë  koncerti poetik, ku fëmijët do të recitojnë pjesë nga letërsia botërore e shqiptare kushtuar mësuesëve dhe nënave të tyre!

Gjithashtu, si pjesë e kësaj feste do të mbillen edhe drunjë që janë dhuratë nga fëmijët për nënat e mësuesit.

Përgatituni për një ditë plot argëtim, që starton më 3 mars,ora 11:00.