Një tjetër çmim për Ismail Kadarenë, këtë rradhë nga Akademia e Shkencave

Shkrimtari i njohur shqiptar, Ismail Kadare, është një prej figurave kryesore dhe më të njohura të letërsisë shqiptare.

Në portofolin e tij letrar ai mban çmime të ndryshme, të cilat i janë dhënë nga organizata, shoqata e festivale të ndryshme. Këtë rradhë, ai është nderuar me një çmim nga Akademia e Shkencave.

Ditën e djeshme, Kadare ka marrë Çmimin e Karrierës në shenjë mirënjohjeje dhe vlerësimi për karrierën e tij të gjatë krijuese dhe akademike. Pritet që çmimi t’i dorëzohet shkrimtari gjatë një ceremonie solemne në Akademinë e Shkencave.

Fituesit e tjerë të Çmimeve të Akademisë së Shkencave:

Çmimi i Karrierës: Ismail Kadare
Çmimi për studiuesin më të suksesshëm– Grupi i studiuesve rus Aleksandër Novik, Denis Ermolin, Maria Morozova, Aleksandra Dugushina, Julia Buçatskaja për veprën Ekspedita e detit Azov, gjuha e shqiptarëve të Ukrainës.
Çmimi Çabej – Kolec Topalli për fjalorin etimologjik të shqipes
Çmimi Radovicka – Nazim Gruda dhe Andrea Shundi për veprënj Hortikultura

Vendos një përgjigje

Ju lutemi të vendosni komentin tuaj !
Ju lutemi të vendosni emrin tuaj