Një koleksion veshjesh nga Tommy Hilfiger për njerëzit me aftësi të kufizuara

Koleksioni adaptiv për pranverën 2018 nga Tommy Hilfiger lançohet sot dhe ai përmban disa veshje që janë dizenjuar specifikisht për personat me aftësi të kufizuar.

Kështu, disa veshje në vend të kopsave, kanë të fshehur në brendësi të tyre një magnet që mbyll bluzën a fustanin. Për këtë linjë të re veshjesh janë marrë si model disa njerëz nga ky komunitet, duke përfshirë kërcimtaren paraplegjike Chelsie Hill, shefin 18 vjeçar autik Jeremiah Josey dhe fituesin e medaljes së artë, Jeremy Campbell.

Në këtë foto, Jeremy Campbell ka veshur xhinse të përbëra nga një magnet, të cilat zgjerohen mjaftueshëm për të lejuar protezën në këmbën e tij që të futet në xhins.

tommy hilfiger adaptive

Në foto Chelsie Hill, e cila ka veshur një fustan nga kjo linjë e Tommy Hilfiger, që në vend të zinxhirit përbëhet nga një magnet mbrapa shpatullave, që mbyll fustanin.

tommy hilfiger adaptive

Mama Caxx në xhinset magnetike të koleksionit adaptiv nga Hilfiger.

tommy hilfiger adaptive