Art & Kulturë

“Një Histori e Fëmijëve dhe Filmit” vjen në kinemanë shqiptare

“A Story of Children and Film” është dokumentari – esse me regji të Mark Cousins, që do të shfaqet premierë në Shqipëri të martën, në Kinema Millenium.

Ky film është prodhuar si një dedikim ndaj të gjithë fëmijëve: Ai është një portret poetik për aventurat e fëmijërisë, surealizmin, vetminë, zbavitjen dhe gjallërinë.

Premiera botërore e këtij dokumentari u mbajt në Festivalin e Kanës në vitin 2013 dhe deri më tani është transmetuar në kinematë e 25 shteteve.

Filmi do të shfaqet ditën e martë, 12 dhjetor në orarin 17:30 – 19:30, tek Kinema Millenium. Hyrja është e lirë.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).