Art & Kulturë

Një franceze ‘Në vendin e shqiponjave’

Fotografja franceze Virginie Caquot do të magjepsej gjithmonë nga kultura dhe natyra shqiptare. Koleksioni i saj me foto të shkrepura nga udhëtimet në Shqipëri gjithnjë ka tërhequr vëmendjen e të huajve.

Më 13 tetor në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë ajo vjen me ekspozitën “Në vendin e shqiponjave”

“Fotografia ime është kryesisht intuitive, e udhëhequr nga situatat e zakonshme të përditshme të hasura gjatë udhëtimeve. Gjithashtu përpiqem që ajo të jetë estetike, poetike apo e çuditshme, sepse është gjuha e shprehjes time, reflektimi i emocioneve të mia dhe pres që ajo të shprehë më shumë sesa unë mund të them me fjalë. Ajo është një dialog vizual midis meje dhe spektatorit. Është në dorën e tij të zbulojë këto momente nëpërmjet këndvështrimit tim. Në këtë ekspozitë unë i jap spektatorit vizionin tim për Shqipërinë sot”, shprehet ajo.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).