Art & Kulturë

Një film mbi jetën e Van Gogh, rrëfyer nëpërmjet pikturave të tij

Ndër produksionet e para kinematografike të kësaj natyre, filmi i animuar “La Passion Van Gogh” tregon historinë e artistit të madh nëpërmjet pikturave në vaj.

Duke përdorur rreth 65.000 korniza vizualisht të mahnitshme, shikuesit i përcillet jeta e Van Gogh. Ky është një film që kërkon të eksplorojë vdekjen e tij dhe po kandidon në kategorinë e “Filmit më të mirë të animuar” në çmimet Oscar.

Për prodhimin e këtij filmi është harxhuar një shumë prej 5.5 milionë dollarësh, që është rreth 30 herë më pak se “Coco” një prej konkurrentëve në këtë listë.

Regjisorja e këtij filmi, polakja Dorota Kobiela, është shprehur se po shpreson të fitojë çmimin e madh.

Van Gogh ishte tejet i pazakontë si artist, sepse në thelb, ai ka hedhur në telajo të gjithë botën e tij. Pikturonte këpucët e veta, dhomën e gjumit, pamjen që shihte nga dritarja e saj, ushqimin që hante, njeriun që ia shërbente atë ushqim. Ishte shumë e lehtë për ne të pikturonim botën, ashtu siç e shihte Vincent van Gogh. Arsyeja tjetër përse e zgjodhëm atë si subjekt ishte historia e tij dramatike, apo më mirë të themi tragjike”, theksoi bashkëregjisori Hugh Welchman.

Homazhi ndaj mjeshtrit të madh holandez përdor më shumë se 130 piktura të tij, ku secila prej 65 mijë sekuencave të filmit të animuar është një pikturë në vaj, e realizuar me dorë nga 125 artistë profesionistë, të cilët kanë udhëtuar nga pjesë të ndryshme të globit, për t’u bërë pjesë e këtij projekti.

Sfida ka qenë shumë e madhe, veçanërisht për piktorët që janë përfshirë në këtë projekt. Në studiot në Gdansk, 125 artistë të ardhur nga mbarë bota kanë realizuar këtë vepër. Ata kanë pikturuar veprat duke u nisur nga skenat e xhiruara aktorët.

Për realizimin e filmit prej 93 minutash ka qenë i nevojshëm realizimi i 65 000 planeve të pikturuara me dorë.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).