Art & Kulturë

Një film dokumentar mbi fizikanten e njohur, sfidon “The Imitation Game”

Kompania Amazon ka vendosur që të prodhojë një dokumentar-biografi mbi shkencëtaren e radioaktivitetit, Marie Curie dhe burrin e saj Pierre Curie.

“Radioactive” është emri i këtij filmi, i cili do të mbulojë punën dhe romancën e Maries, si edhe arritjet e saj më të mëdha në këtë fushë të shkencës. Në rolin kryesor do të interpretojë Rosamund Pike, fituesja e Oscar me filmin “Gone Girl”.

Së bashku me Studiocanal të Francës dhe Amazon, regjisorja e këtij produksioni, MArjane Satrapi shprehet se ky film do të eksplorojë kohën e zbulimit të radioaktivitetit, duke e sjellë Curien tek publiku në tërë vërtetësinë e saj, bashkë me të mirat dhe të këqijat e veta.

Kështu, ajo shpreson se “Radioactive” do të përmendet krahas filmave si “The Imitation Game”, duke arritur të ketë një famë të konsiderueshme.

Studiocanal do ta shpërndajë filmin në Australi, Francë, Gjermani dhe Zelandën e Re, ndërkohë që Amazon ka marrë të drejtat për ta shpërndarë filmin në vendet e tjera të mbetura. Filmi sapo ka nisur xhirimet dhe nuk ka ende një datë se kur do të dali premierë.

Marie Curie, lindi më 7 nëntor 1867 dhe vdiq më 4 korrik 1934. Ajo ishte një fizikante me origjinë nga Polonia, por shtetësi francize, që bëri disa nga kërkimet dhe zbulimet e para mbi shkencën e radioaktivitetit.

Ajo ka hyrë në historinë e njerëzimit si gruaja e parë që fitoi një çmim Nobel, si personi i parë dhe e vetmja femër që fitoi për herë të dytë këtë çmim dhe i vetmi person që fitoi çmimin Nobel në dy fusha të ndryshme shkencore.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).