Art & Kulturë

Një ekspozitë vetëm për Skënderbeun në Toronto

Dje, me rastin e Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut, për herë të parë në Toronto, u hap ekspozita “Jeta dhe vepra e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

Ekspozita përmbante pjesë nga koleksioni i librave të vjetër dhe të rrallë të Patricia Nugee-t. Nugee njihet botërisht dhe është vlerësuar edhe me mirënjohje nga ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu për pasionin e rrallë dhe koleksionin më të pasur, me më shumë se 500 ekzemplarë, kushtuar heroit tonë kombëtar të shkruar në rrjedhën e shekujve.

Në ceremoninë e hapjes së ekspozitës morën pjesë Ambasadori i Shqipërisë në Ottaëa, Ermal Muça, Robert Austin nga Universiteti i Torontos, Patricia Nugee si edhe anëtarë të bordit dhe këshillit të nderit të SHBSHK-së, Presidenti, Ramazan Këllezi, Presidente e Nderit Ruki Kondaj dhe miq nga shoqatat shqiptare të Londonit e Hamiltonit.

Ekspozita do te jete hapur edhe më datën 16 Janar 2018. Kështu që nëse ende s’e keni parë ju që jetoni atje, me vrap shkoni…

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).