Art & Kulturë

Një blind italian që i përkiste fashistëve në Kalanë e Gjirokastrës

Galeria e Kalasë së Gjirokastrës është e mbushur plot me artefakte, por sot do të ndalemi te një specifik, që daton që prej viteve të Luftës së Dytë Botërore.

Bëhet fjalë për një autoblindë të vogël ushtarake “Fiat”, që i përkiste ushtrisë italiane dhe u përdor gjatë luftës.

Kjo autoblindë është një nga tre të tillat që ekzistojnë akoma ditët e sotme, kundrejt 288 që u porositën nga ushtria italiane në Luftën e Dytë Botërore.

Bashkangjitur me këtë makinë është vendosur edhe një panel, e cila përfshin një foto të vjetër të autoblindës, por jo me ushtarë italianë, por gjermanë, që është shkrepur në shtator të vitit 1943 kur Italia kishte deklaruar kapitullimin dhe ishte tërhequr nga Shqipëria.

Nga të dhënat historike, është zbuluar se autoblinda ka mbërritur në Galerinë e Kalasë së Gjirokastrës nga bregdeti jugor i Borshit ku ishte lënë e braktisur nga gjermanët.

Ekspozimi i saj lidhej me përgatitjet për Muzeun Kombëtar të Armëve në vitet 1970.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).