Nisma më e re: Dhuroni ushqime për familjet në nevojë në bashkëpunim me Teatrin Metropol

Për të gjithë personat që do të shkojnë për të ndjekur shfaqjen “Nata e dymbëdhjetë”, nga data 18 janar deri më 4 shkurt, Teatri Metropol ofron 40% zbritje në çmimin e biletës, nëse ju do të dhuroni një ose disa produkte ushqimore për familjet në nevojë.

Kjo është një nismë që Teatri Metropol ka organizuar në bashkëpunim me Food Bank Albania për të kontribuar ndaj personave që janë në situatë të vështirë. Kështu, duke dhuruar ushqime, çmimi i biletës do t’ju zbritet nga 500 në 300 lekë.

Si mund të bëhesh pjesë ?

  1. Kur të rezervoni biletën e teatrit në ëeb, me telefon apo në biletari, mjafton të thoni “Unë do të dhuroj”.
  2. Sill një ose disa nga produktet e shportës ushqimore të domosdoshme të përmendur më poshtë kur të vini në Teatër ditën e shfaqjes. Duke dorëzuar donacionin tuaj në “Koshin e Food Bank Albania”, ju do të përfitoni menjëherë 40 % zbritje në çmimin e biletës së teatrit, duke e paguar atë 300 lek ndryshe nga çmimi standart I biletës, 500 lek.

Ushqimet të cilat janë të domosdoshme: Miell, oriz, thierrza, reçel, sheqer, vaj, qumësht, konserva të ndryshme, biskota, marmalatë, kafe, makarona, fasule, salcë, çokokrem, etj.