Nis restaurimi i dy kolonave të dëmtuara të Nimfeut, në Parkun Arkeologjik të Apolonisë

Ka nisur puna për restaurimin e dy kolonave të dëmtuara të Nimfeut, në Parkun Arkeologjik Kombëtar të Apolonisë.

Specialistët në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore-IKTK kanë nisur zbatimin e projekt-restaurimit të kolonave të Çezmës Monumentale – Nimfeut.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti tha se projekti ka si qëllim ringritjen në vertikalitet me metodën e anastilozës të kolonave të fasadës monumentale të Nimfeut.

I gjithë zbatimi ka nisur në 22 qershor dhe mendohet të përfundojë brenda një periudhe kohore 3-javore.