Art & Kulturë

Nga trena të braktisur, shikoni se si janë kthyer vagonët qindra vjeçarë në hotele e restorante luksoze

Të lëna në harresë dhe të dala jashtë funksionit, shumë trena në New York, Paris e Indi, janë kthyer tashmë në vende luksi.

Dikur ato ecnin nëpër shina e tani, qëndrojnë të ‘zbarkuara’ në vetëm një vend, në pritje të vizitorëve të shumtë. Shumë trena që kanë dalë jashtë funksionimit, janë kthyer në hotele e restorante, duke ruajtur shijen e veçantë që të lë udhëtimi me tren.

Në disa prej tyre, lëshohen edhe tingujt që imitojnë lëvizjen e rrotave në binarë, apo lëshimin e tymit. Ulëset e buta në të dy anët e rrugicës, dritaret e ngushta dhe detajet kryesore, kanë mbetur ashtu siç janë, vetëm se vagonët më nuk lëvizin.

Trenat e braktisur shndërrohen në restorante luksoze (Foto)

Shumica prej këtyre restoranteve e hoteleve janë krijuar nga trena që janë hequr nga funksionimi në fundin e viteve 1800.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).