Nezir Kraki: Kur realizoni filma të tillë mos i shfaqni, mos na skuqni n’Paris e n’Berlin!

Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Në televizionin e njohur francezo-gjerman Arte, është transmetuar mbrëmjen e djeshme, më 10 janar, filmi kosovar “Babai”, i përshtatur në gjuhën gjermane.

Me regji të Visar Morinës, ky film trajton historinë e një kosovari në vitet ’90, i cili emigron ilegalisht në Gjermani në kërkim të një jete më të mirë.

Ai filloi të shfaqej në orën 23:10 në kanalin ARTE, por u kritikua mbi cilësinë e përkthimit dhe përmbajtjen e tij.

Ka qenë profesori shqiptar në Paris, Nezir Kraki, i cili i revoltuar nga ky film, ka publikuar një opinion të vetin lidhur me të, në llogarinë e tij personale në Facebook. Në rrjedhën e këtij komentimi, ai ka thënë edhe dy fjalë mbi filmin “T’padashtun”, të regjisorit Edon Rizvanolli, i cili u dha në Paris para disa ditëve.

Ja çfarë ka shkruar ai:

“N’këtë moment film shqip në kanalin franko gjerman Arte. Filmi “Babai” i Visar Morines.
U gezova qe nje film kosovar shfaqet ne Arte por disa verejtje i kam:

1. Filmi ne shqip dmth, me titra ne frengjisht por përkthim/përshtatja duket se eshte bere me fjalor shqip frengjisht, nuk eshte perkthyer kuptimi por fjala. Me shkollë i thonë perkthim ad literam e jo ad sensum. Kjo eshte verejtje e vogel.

2. Klishetë qe gjenden zakonisht ne filmat tane. P.sh. që n’minuten e 10 te filmit paraqitet nje skene ku familja, rreth nje tepsie hane dreke a darke te ulur përtokë. Ok, fjala eshte per vitet e okupimit serb dhe gjendja mund te kuptohet por bile nje sofër te rrumbullaket e kemi pase edhe atehere, kaja nonen. Nejse, tjeterkund e kam hallin. Derisa ata po hanin bukë (femije e gra te pranishëm), papritmas degjohen britma dhe, fiks nje meter afer tyre, shfaqet i zoti i shpise duke e rrahe djalin e vet brutalisht me rryp. Arsyeja? Babai mendon se i biri ia kishte “vjedh” pushken. Ëoë
Une nuk di që skenë e tillë te ketë ndodhë ne familje shqiptare ku brutalizohet tjetri ne prani te femijeve.

Filmi po vazhdon me klishe tjera e mosperputhje qe as imagjinata hollivudiane nuk do t’i pranonte.

Nejse, po ndalem ketu se nuk jam kritik filmi as kineast por mediokriteti dallohet lehte, pa qene ekspert i fushes.

Nuk e paragjykoj punen e regjisorit te cilin s’e njoh por do t’ishte mire qe edhe njerezit e artit te lexojne libra, te informohen, te dokumentohen mbi ngjarjet qe tregojne, thjesht…te jene regjisorë edhe intelektualisht jo vetem teknikisht.

Para disa diteve u shfaq ne Paris nje film tjeter. Filmi “T’padashtun” i cili do ta perfaqesoje Kosoven ne Oscar. Ai ishte film ULTRA klishé, i zbrazur nga çdo kuptim, me narracion te zbehte dhe te pasakte, me paragjykime mbi shqiptarë e serbë, me krejt çka nje film s’do duhej te shfaqte. Këtu regjisori i kishte vendosur ne te njejtin rrafsh tragjik perdhunimet e grave shqiptare nga çetnikë serbë me rregullat tona (te vjetra) zakonore. Kishte shkuar aq larg saqe djali i gruas se perdhunuar ne lufte (dmth femije nga perdhunimi) takohet dhe dashurohet me vajzen e vet perdhunuesit, ne Holandë ku kishin emigruar te dyja palët. Kjo ngjarje totalisht e paimagjinueshme (probabiliteti zero) zhvillohet ne film paralelisht me tregimin se si babai i te perdhunuarës e kishte perjashtuar atë nga shtepia duke mos e lene as ne vajtimin e nenes se saj, vdekur 18-20 vite pas luftes.
Per dialogjet as qe guxoj te flas: gjuha as gegë as toskë, gjuhë bërllog, dialog i varfer pa bisht pa krye…

Nje keshille : kur realizoni filma te tille mos i shfaqni. Knaquni ne sallonet e juja. Mos na skuqni n’Paris e n’Berlin allahile!
Nejse…
nk, kritik ilegal i filmit”

 

 

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.

Vendos një përgjigje

Ju lutemi të vendosni komentin tuaj !
Ju lutemi të vendosni emrin tuaj