Art & Kulturë

Nesër Koncert Muzikor në Teatrin Kombëtar

Nesër në Teatrin Kombëtar do të mbahet koncert muzikor me instrumentist të shquar. Eriona Jaho-violinë, Xhoan Shkreli-violinë, Francois Lefevre-violë dhe Vlorent Xhafaj-violincel, do të sjellin të hënën mbrëma një koncert me veprat e Schumann, Gliere dhe Beethoven me fillim nga ora 19:00.
Xhoan Shkreli, lindur në Shkodër në 1983 në një familje artistësh, nip i Prof.Gjon Shllakut, përkthyesi i Iliadës së Homerit. Fillon studimet e violinës në Shkollën Artistike “Prenke Jakova” në Shkodër me Marie Laca, Dorotea Miloti, Veldet Hoxha. Vazhdon shkollën e mesme në Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë me Prof. Brunilda Stefani. Në 2007, kryen konservatorin në Bolzano me Prof.Carlo Lazari dhe Prof. Gisella Curtolo. Ka studiuar në Accademia Chigiana në Siena me Giuliano Carmignola, në Accademia Stauffer me Salvatore Accardo, Akademie Neue Musik në Bolzano në repertorin kontemporan, Accademia Mozart në Bologna ku regjistrojnë për etiketën Amadeus me violoncelistin Enrico Bronzi. Më tej perfeksionohet me profesorë të shkëlqyer si Viktor Pikayzen, Florin Paul, Stefano Pagliani, Stefano Manara dhe Alessandro Milani. Në 2004 në Verona, fiton cmimin e parë “PREMIO FRANCESCO GEMINIANI” ku i jepet për 4 vite një violinë e cmuar e luterisë italiane.Luan rregullisht në violinë solo, duo violinë dhe piano me pianiste si Davide Cabassi dhe muzikë dhome.Bashkëpunon me Filarmonica della Scala, Teatro San Carlo di Napoli, Arena di Verona, Pomeriggi Musicali në Milano, Orchestra Haydn Bolzano, Orchestra Fondazione Toscanini në Parma, Teatro Regio në Torino.Në 2009, i ftuar nga Orchestra Mozart me dirigjent Caudio Abbado, luan në sallat më prestigjioze në Europe si KKL Luzern, Salle Pleyel di Paris, Grossen Saal Musik Verein në Vienë, dhe regjistrojnë për etiketën Deutsche Grammophon.Ne 2013 fiton konkursin në Gran Teatro La Fenice,në Venecia. Ai ,vazhdon të punojë aktualisht dhe këtë vit, zgjidhet nga koleget në rolin e koordinatorit, të Orkestrës Filarmonike La Fenice në Venecia. Violinë e parë dhe solist në orkestrën “Accademia Casanova” në Venezia. Luan me një violinë antike Tononi 1728 fecit Venitia.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).