Nesër hapet ekspozita “Fushata e Pajtimit të Gjaqeve 1990-1991”

Iniciativa për Histori Gojore përmes një njoftimi për media bën të ditur se nesër, në Pejë, hap ekspozitën “Fushata e Pajtimit të Gjaqeve”.

Ekspozita vjen si përmbyllje e hulumtimit dyvjeçar të këtij zhvillimi nga Iniciativa. Hulumtimi është fokusuar në ngjarje dhe kujtime të treguara nga protagonistë të fushatës, ish të rinj të burgosur politikë, klerikë të besimeve të ndryshme, shkrimtarë e studiues.

Ekspozita do të hapet më 25 prill (19h00) në Galerinë e Arteve në Pejë dhe do të qëndrojë e hapur deri më 21 maj, 2018.