Në Odën e Librit sot debat rreth librit “Kur qau Niçja”

Klubi “Oda e Librit” sot mbledh lexuesit për të debatuar rreth librit “Kur qau Niçja” të autorit Irvin D. Yalom. Takimi do të mbahet sot në Bibliotekën Kombëtare, në ora 17:00.

“Zhozef Brojer, themeluesi i psikanalizës, është në kulmin e karrierës së tij. Friedrich Nietzsche, filozofi i madh evropian, është në prag të vetëvrasjes nga dëshpërimi. Për më shumë, shihemi me 2 gusht në Bibliotekën Kombëtare (amfiteatri i vogël), nga ora 17:00”, thuhet në njoftimin e organizatorëve. Organizatorët kanë njoftuar që në fund të takimit, Libraria Buzuku do të dhurojë tre libra për të pranishmit.

Vendos një përgjigje

Ju lutemi të vendosni komentin tuaj !
Ju lutemi të vendosni emrin tuaj