Në dyqan shkoni herët dhe vetëm

Një ndër rregullat më të rëndësishëm është që në dyqan të shkoni sa më herët sepse nuk ka shumë radhë dhe ka më shumë produkte.

Sado që të përpiqeni të jeni sa më pak në kontakt me njerëzit, blerjen e artikujve themelorë jetësorë nuk mund ta shmangni, por mund ta zvogëloni rrezikun nga infeksioni.

Para se të dilni nga shtëpia, lani duart, vishni dorezat higjienike, merrni me vete mjetin e dezinfektimit të duarve (ndoshta do t’ju nevojitet në market) dhe listën e artikujve të nevojshëm.

Mirë do të jetë që të shkoni vetëm, pa fëmijët apo partnerin.

Mos prekni çdo artikull, sidomos perimet, frutat dhe produktet e furrës, por merrni vetëm atë që është e nevojshme.

Kur të ktheheni në shtëpi, e para që do të bëni është që të lani duart.