“Në dhomën e madhe jeshile” në Teatrin e Kukullave

Këtë fundjavë të gjithë vogëlushët e Teatrit të Kukullave do të kenë mundësinë të shikojnë “Në dhomën e madhe jeshile”.

Kjo shfaqje ishte përcaktuar për t’u dhënë fundjavën e kaluar, por për shkak të motit të keq, u vendos këtë javë.

Veprën teatrale do të keni mundësi ta ndiqni të shtunën dhe të djelën, ku në secilën prej këtyre ditëve do të shfaqet në dy orare, respektivisht në 10:30 e 11:30.