Art & Kulturë

Në 7 korrik vjen “Festa e Bjeshkës”, Radomirë Dibër.

Në 7 korrik vjen “Festa e Bjeshkës”, Radomirë Dibër. Një festë lokale, që këtë vit në kuadër të projektit Festat Lokale, synojmë të ketë impakt edhe më të madh, duke iu drejtuar jo vetëm audiencave lokale, por gjithë vendit e më gjerë, me pjesëmarrjen e vizitorëve të huaj, për të patur mundësinë e përjetimit të fshatit shqiptar, zhvillimit të turizmit të eksperiencës në lartësinë e Bjeshkëve, mes mrekullive natyrore që RADOMIRA jonë gëzon.
Në #FestaEBjeshkes do të keni mundësinë të bëheni pjesë e aktiviteteve, përtej atyre çka një festë tradicionale lokale ofron.
Të zgjidhni mes guidave të mirëfillta turistike në zonë; të njiheni nga afër dhe pse jo, të bleni produkte tipike të zonës, origjinale dhe tërësisht organike, si “djathi i luleve”, në panairin e produkteve agro; të kaloni kohë me banorët mikpritës, të inspiroheni nga historitë humane që fshehin Bjeshkët, të sodisni nga afër ” portën “ e malit më të lartë në vend, Korabit, me kullotat alpine dhe burimet e shumta ujore.
Ejani dhe zbuloni në 7 Korrik #QershiaMbiBjeshke!
Kush tjetër?! #FestaEBjeshkes, Radomirë.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).