Ndiqni “Një mbledhje e jashtëzakonshme në parlament”

“Mbledhje e jashtëzakonshme në parlament” është padyshim komedia e vitit, shfaqje e cila që prej 14 shkurtit ju ka shoqëruar gjatë fundjavave në teatër.

Komedia është ngjitur në skenë me një kast të mrekullueshëm aktorësh, të cilët me nëpërmjet skenave komike sollën të ashtëquajturin realitet mes pushtetit dhe korrupsionit.

Me regji të Elma Doresit dhe aktorë Rozana Radi, Dritan Borici, Klod Hoxha, Alban Musa, Ajlin Petrela, Lorenc Kaja, Jorida Meta, Aldion Matarangasi, Suela Konjari dhe Elidon Alika.