Ndërron jetë në moshën 72-vjeçare aktori i famshëm i “Scarface”

Aktori i njohur amerikan i cili luajti në filmin “Scarface”, Geno Silva, ka ndërruar jetë në moshën 72-vjeçare.

Ai luajti rolin e vrasësit të pamëshirshëm që vrau Tony Montana-n në filmin që ka bërë histori në Hollywood.

Silva vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë, të cilën s’ka mundur ta përballojë dot më gjatë.

Ai ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij në Los Angeles.