Art & Kulturë

Ndahet nga jeta kritiku i artit shqiptar, Gëzim Qendro

Gëzim Qendro, një kritik arti dhe ish- Drejtori i Galerisë Kombëtare të Arteve, është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm, si pasojë e një sëmundje rë rëndë.

Këtë lajm e ka bërë publike Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila ka ndarë ngushëllimet për artistin nëpërmjet një postimi në Facebook.

“Trishtim i madh!
Vendosi të largohet sot prej nesh, pas një sëmundje të rëndë dhe shume para kohe, një nga më të mirët, më profesionistët e më të mençurit e Artit dhe të Mendjes, kritiku dhe historiani i estetikës dhe artit, drejtori që bëri kthesën në Galerinë Kombëtare të Arteve, Gëzim Qendro.
Le vepra shume te mira mik!
Por edhe na le një boshllëk te madh njerëzor e miqësor siç vetëm fisnikët munden.
Je i pazëvendësueshme!
Lamtumire!”, është shprehur Kumbaro.

 

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).