Art & Kulturë

Na trego çfarë figure pe më parë dhe ne do të zbulojmë se çfarë të tërheq te personin që dashuron

Për disa njerëz, dashuria e vërtetë është shumë më tepër se një buqetë me lule dhe kështu duhet të jetë. Është mirë të jesh një shpirt romantik, por duhet të qëndrosh me këmbë në tokë dhe të mos kërkosh partnerin perfekt, të cilët nuk ekzistojnë.

Kur është fjala për të rënë në dashuri, ka vetëm katër lloje njerëzish. Dhe në qoftë se doni të zbuloni se cilës kategori ju i përkisni, atëherë shikoni këtë foto dhe lexoni kuptimin e figurës që do të vini re të parën.

Fytyra e një njeriu të vjetër

Nëse keni vërejtur fytyrën e një njeriu të vjetër, kjo tregon se ju jeni gjithmonë duke kërkuar diçka më shumë nga marrëdhëniet romantike. Ju dëshironi gjeste romantike, por kjo nuk mjafton për t’u lidhur. Ju jeni të vetëdijshëm se zhvillimi i marrëdhënieve kërkon kohë, energji dhe besim, e kjo është ajo që vlerësoni dhe kujdeseni. Nëse partneri juaj në mënyrë të ngjashme mendon si ju, atëherë nuk duhet të ketë pengesa për dashuri. Është e qartë për ju se dashuria mes dy njerëzve është më shumë se një buqetë me lule dhe muzikë romantike.

Një burrë me një kalë

Fakti që së pari e keni parë një njeri me një kalë ju tregon se ju jeni një lloj personi që është i vështirë për t’u zbutur. Pa marrë parasysh se sa tjetri është duke u përpjekur për ju, kjo gjë nuk mjafton që ju të krijoni dicka. Ju jeni disi të patundur në kërkim të dikujt që është i përsosur. Ndërkohë që i kushtoni shumë vëmendje dhe përpjekje kërkimit të partnerit të përsosur, është e lehtë të humbasësh shumë persona që ja vlejnë vërtetë. Hapni sytë, ndoshta dikush i përsosur është afër jush.

Një vajza të shtrirë

Fakti që ju keni vënë re një vajzë të shtrirë pranë lumit tregon se në të kaluarën ju jeni lënduar rëndë. Ju gjithashtu keni frikë nga mendimi për të qenë përsëri në kontakt me dikë. Shumë prej tyre kanë mbijetuar disa trauma gjatë gjithë jetës, por kjo nuk do të thotë se ky negativitet do të përsëritet në të ardhmen. Është normale që të jeni të kujdesshëm, por nuk është mirë të mbyllni veten afër njerëzve dhe partnerëve potencialë. Ka edhe dashuri të vërtetë për ju, ju vetëm duhet të besoni atë.

Një shkëmb mbi lumë

Nëse vini re një shkëmb mbi lumë, kjo tregon se nuk jeni tipa që bini në dashuri, por ju pëlqen koncepti i të rënit në dashuri. Ju keni një shpirt i lirë e një natyrë kërkimore dhe jeta juaj lidhet me udhëtimet epike. Megjithatë, ka një kohë kur është mirë të ngadalësoheni dhe të relaksoheni pak. Mundohuni të përfshini partnerin tuaj në aventurat tuaja.

 

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).