Muzikant me profesion taksisti, pasi ta dëgjoni do dëshironit të bënit një xhiro me të

Me origjinë nga Etiopia, Hailu Mergia, ka vendosur t’i rikthehet pasionit të tij për muzikën, duke e kompozuar atë brenda makinës së vet.

Ai punon si një shofer taksie në Washington dhe tashmë, po sjell vepra të reja muzikore falë punës që po bën teksa është në makinë.

Image result for Hailu Mergia

Dikur një profesionist në fushën muzikore dhe një yll në vendin e vet, Mergia po rikrijon sërish kryeveprat e tij muzikore, pasi ka parë se njerëzit i pëlqejnë krijimet e tij dhe duan të dëgjojnë më shumë prej etiopiasit.

“Ky është një rekord historik për mua. Unë jam shumë i gëzuar. E gjithë kjo tingëllon si një rikthim i madh, kam një audiencë të re, muzikantë të rinj dhe një kompani të re rekordesh. Albumi është shumë i ndryshëm nga ajo që mund të bëja më parë”, është shprehur ai.