Muzika live ‘shpërthen’ në lokalet e kryeqytetit: Ja ku e gjeni

Ndoshta ju nuk jeni tipi i clube-ve dhe preferoni që të premten a të shtunën tuaj, ta kaloni duke pirë një gotë verë, të rrethuar nga shoqëria.

Më poshtë, do të gjeni një listë të disa lokaleve që kemi gjetur, të cilat sjellin muzikë live gjatë fundjavave në Tiranë.

Tek Charl’s Bistro në Bllok, do të gjeni të premten 15 dhjetor, grupin Burn, i cili do të këndojë live, një repertor plot me këngë që pëlqehen nga të gjithë.

Tek Bla Bla do të gjeni të premten 15 dhjetor, Jimi & Graciela, të cilit do t’ju kënaqin me performancën e tyre live.

Tek Komiteti- Kafe Muzeum në Tiranë, përveçsë do të jeni edhe ngrohtë, do të shijoni muzikë live nga Ani, Danieli dhe Xhimi. Të premten, më 15 dhjetor, ora 21:00.

Pjestarët e grupit “3:56 AM: Sounds From Outer Space” do të performojnë për herë të fundit këtë vit, tek Destil Hostel. I gjeni të shtunën, 16 dhjetor nga ora 21:00 – 23:55.

Tek Skena Jazz Club të shtunën, në orarin 21:00 – 23:00, është eventi “Poetry Talking & Classic Night Guitar”, ku performojnë Mirgen Huba si vokali & kitarist dhe Vincent në kitarë. Ndërsa të djelën, zhvillohet “Secret Live Concert” nga ora 21:00 deri në 23:00.

Në qendrën multifunksionale Ten, do të zhvillohet të shtunën, një koncert akustik. Në këtë koncert do të performojnë nxënës të klasave të kitarës, pianos e violinës, si edhe do të ketë një shfaqje nga disa aktorë të vegjël.