Art & Kulturë

Muzeu Madame Tussauds heq statujat prej dylli të Meghan dhe Harry

Muzeu Madame Tussauds i veprave prej dylli në Londër ka larguar statujat e Princit Harry dhe bashkëshortes së tij Meghan nga këndi i familjes mbretërore, një reagim ky që erdhi pas njoftimit të çiftit se do të tërhiqej nga detyrat mbretërore.

Duka dhe Dukesha e Sussex njoftuan të mërkurën se ata synonin ta bënin jetën tyre edhe në Britaninë e Madhe, edhe në Amerikën e Veriut, për të ndërtuar një rol të ri progresiv dhe se tërhiqeshin nga pozicionet e tyre të larta.

Madam Tussauds, ku gjenden më shumë se 250 statuja dylli të njerëzve të famshëm, tha se dy shtatoret në fjalë do të vendosen në një kënd tjetër, larg atij ku ndodhen Mbretëresha Elizabeth, Princi Philip, Princi Charles, Princi William dhe bashkëshortja e tij Kate.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).