Muzeu Historik Kombëtar hap ekspozitën “Shqiptarët në Mauthausen: Histori Mbijetese”

21 Janar – 31 Janar, Muzeu Historik Kombëtar

Një ekspozitë multimedia, me foto, dokumenta, dokumentarë dhe intervista rreth të mbijetuarve dhe të burgosurve të kampit të përqëndrimit në Mauthausen, do të hapet më 21 janar 2022.

Ekspozita do të çelë dyert në fillim të javës së Holokaustit, për të kujtuar njerëzit e vrarë, torturuar dhe të mbijetuarit e kampeve të përqëndrimit gjatë viteve ’38-’45. Do të qëndrojë hapur deri më 31 janar.

Pjesë e këtij prezantimi do të jenë historitë e 8 të mbijetuarve shqiptarë dhe do të përfshihet programi edukativ për t’ua përcjellë këto histori brezit të ri.