Monika Kryemadhi pranon sfidën, shfaqet duke bërë pompa në Instagram

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është bërë pjesë e sfidës më të re në rrjet ku njerëzit etiketojnë një personazh dhe e ftojnë të tregojnë në rrjetet sociale detaje nga jeta e përditshme.

Kryemadhi ka pranuar sfidën e ‘shpallur’ ndaj saj nga Daut Haradinaj, ndërsa paraqitet në banesën e saj duke larë enët duke bërë pompa.

Ndërkohë që ajo, ka sfiduar nga ana tjetër disa personazhe të njohur si Olti Curri, Xhensila Myrtezajn, Bes Kallakun dhe Flori Dardhën.