Mjedrat për shëndetin dhe bukurinë

Shija e tyre e ëmbël i radhit ndër frutat të cilat konsumohen në vend të ëmbëlsirës, ndonëse gjatë gjithë vitit mund të përdoren nëpër ëmbëlsira siç janë reçelet, pekmezet, ndërkaq ato të ngrira edhe në pasta.

Nga fletët e mjedrës bëhen çaje shëruese. Nëpërmjet studimeve të shumta është konstatuar që të gjitha pjesët e bimës mund të përdoren për terapi të sëmundjeve, transmeton Telegrafi.

Rekomandohen për rregullimin e shtypjes së gjakut, uljen e sheqerit në gjak, stimulimin e punës së zorrëve, kundër infeksioneve të zorrëve dhe të lukthit, te shërimi i ekzemave dhe pengimi i shumëzimit të qelizave malinje.

Mjedra është shumë e vlerësuar në gjithë planetin tonë si pemë e vlefshme në industrinë ushqimore. Mirëpo, gjithnjë e më shumë e gjen vendin e vet edhe në mjekësi, si edhe në kozmetologji.

Vlera energjike e 100 gramë të mjedrës së freskët është rreth 52 kilokalori. Nga kjo posedon rreth 86 për qind ujë, 1,2 për qind proteina, 0,65 për qind yndyrë dhe 12 për qind karbohidrate.

Është burim i shkëlqyeshëm i fibrave dietale (6,5 g). Është shumë e ëmbël e posedon pak kalori, që është arsye e mjaftueshme që të kënaqemi duke e konsumuar. Është e pasur me vitamina C e përmban edhe vitaminat e kompleksit B, vitamina E dhe K.

Mjedra përmban sheqerna (glukozë, fruktozë, sakarozë), thartira organike (elagine, të mollëve, limonit, salicinës), vaj eterik, materie tanine, vitaminat C dhe E.

Për shkak të të gjitha këtyre që i përmendëm, mjedra në shumë vende përdoret për shërimin e diarresë dhe ekzemës, ndërkaq ekstrakti nga fryti vepron kundër viruseve.

Ekstrakti gjithashtu aktivizon edhe pankreasin që të tajitë insulinë, por është i mirë edhe për uljen e sheqerit në gjak.

Njëkohësisht pengon dëmtimin e ADN-së dhe nuk vepron ndaj qelizave normale që kanë veprim në mbrojtjen e imunitetit të organizmit.

Ky frut është i dobishëm posaçërisht për lëkurë të yndyrshme, ndërkaq me shtesën e vajit përkatës bimor edhe për lëkurë të thatë, të ndjeshme, të shëndetshme dhe të dëmtuar./ Nga Telegrafi

Vendos një përgjigje

Ju lutemi të vendosni komentin tuaj !
Ju lutemi të vendosni emrin tuaj