Miss Julie nga Laura Nezha

Miss Julie e TKE është një përshtatje e regjisorit Kiço Londo midis seksit dhe vdekjes, pasurisë dhe punës, bukurisë dhe rrëmujës. Julie e vetmuar dhe demoniake (Laura Nezha), është plotësisht e vetëdijshme për bukurinë dhe pozitën e saj shoqërore. Jean (Vin Bejleri) me trup të palestruar, është karrocieri zezak i babait të Julie dhe njëkohësisht i dashuri i shërbëtores braziliane, Kristine (Adriana Tolka).

Ata bëjnë një trekëndësh mahnitës të gjëndjes dhe forcës që vazhdimisht zhvendoset midis tyre. Midis Julie dhe Jean ka shumë nxehtësi, që ata t’i rezistojnë njëri-tjetrit. Të dy janë pengje të situatës sonë dhe kjo është e tmerrshme.

Julie, një plaçkitëse qëllimi me anë të privilegjit, gjithmonë në kërkim të një diçkaje të re, e hedh vështrimin mbi Jean, një i ri ambicioz. Ata komplotojnë të ikin bashkë larg dhe të hapin një hotel. Fatkeqësisht të dy e kuptojnë që një diçka e tillë do të ishte e pamundur.
Duke u ulur në nivelin e shërbëtoreve, Miss Julie e gjen veten pa asnje shpresë për të ardhmen e saj.

Bukuria dhe vdekja ndeshen gjithmonë në betejën e saj të brendshme. Asnjë privilegj nuk e mbron dot nga vdekja.

Miss Julie
Autor: A. Strindberg
Regjisor: Kiço Londo
Skenograf: Beqo Nanaj
Kostumografe: Sofi Kara
As/regj: Olgert Mataj, Ana Kuqo
Aktorë: Laura Nezha, Vin Bejleri, Adriana Tolka