Mirush Kabashi merr dhuratën e parë për vitin e ri nga shteti

Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Për aktorin e madh Mirush Kabashi gjithkush ka respekt dhe këtë e ka shfaqur qeveria, e cila ka marrë vendimin që t’i rritë pensionin.

Në mbledhjen e fundit, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka propozuar dhënien e një pensioni të posaçëm ndaj artistit, i cili më pas u pranua me vendim të Këshillit të Ministrave.

Ja se çfarë thotë vendimi i marrë nga qeveria dhe cila do të jetë shuma që i është akorduar Kabashit:

Vendimi

PËR DHËNIE SHTESË PENSIONI TË POSAÇËM SHTETËROR Z. MIRUSH MUSA KABASHI

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Mirush Musa Kabashi, në masën e katërfishit të pensionit social, por shuma e pensionit, që përfiton sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, plus këtë shtesë, të mos kalojë tetëfishin e pensionit social. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

Pra, aktori do të përfitojë edhe 280 mijë lekë të vjetra më shumë, nga pensioni që merr aktualisht.

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.

Vendos një përgjigje

Ju lutemi të vendosni komentin tuaj !
Ju lutemi të vendosni emrin tuaj