Art & Kulturë

Mirëpritet fuqishëm në Izrael dokumentari gjerman mbi shfarosjen e hebrenjve

“Wir sind Juden aus Breslau” (Ne jemi hebrenj nga Vroklavi), është një dokumentar gjerman që rrëfen historinë e 14 dëshmitarëve të Holokaustit nga qyteti Vroklav, në perëndim të Polonisë.

Për momentin ai është duke u shfaqur në kinematë e Tel Avivit, Jeruzalemit, Haifa, Sderot e Kolon deri më 25 prill dhe ka ngjallur një interes të madh në mesin e popullit izraelit.

Sipas regjisorëve të këtij filmi, Karin Kaper dhe Dirk Szuszies, dokumentari është mirëpritur nga brezi i ri, duke numëruar një shifër të madhe njerëzish që kanë vajtur për ta parë atë.

Në këtë film shpalosen dëshmitë e 14 të mbijetuarve hebrenj nga Holokausti, që kanë jetuar ditë horrori kur ishin në moshë të re. Në vitin 1929, para shpërthimit të shfarosjes hebreje, rreth 25.000 çifutë jetonin në Vroklav. Ata më pas do të përballeshin me kampe përqëndrimi, persekutime dhe vrasje në masë.

Premiera e këtij filmi u dha në Vroklav në nëntor të vitit 2016 dhe është shfaqur edhe në SHBA e Britani e Madhe.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).