Art & Kulturë

“Mik Festival” në Korçë

Një dedikim për gratë e para piktore, motrat Zengo. Do të jenë pasardhësit e tyre, Papadhimitrët, një familje muzikantësh që do të hapin mbrëmjet artistike të edicionit të dytë të “Mik Festival”, ideuar nga sopranoja Inva Mula.

Takimi i radhës me publikun korçar e turistët në ditët e fundit të Korrikut duke nisur nga data 24, është menduar të tingëllojë më së shumti spanjisht.

Si një vit më parë në program, organizatorët dhe pjesëmarrësit, artistë shqiptarë me karrierë jashtë vendit dhe të huaj, i kanë qëndruar besnik natës vieneze dhe asaj finale, mbrëmjes së serenatave me 50 artistë në Pazarin e Vjetër të Korçës.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).