Mënyra se si qëndroni do të thotë shumë për ju

Mënyra në të cilën qëndrojmë zbulon shumë edhe për personalitetin tonë edhe të të tjerëve.

Qëndrimi drejt –Ky pozicion është tipik për njerëzit të cilët presin ndonjë lloj komande. Imagjinoni ushtarin i cili bisedon me eprorin, nxënësin i cili bisedon me arsimtarin dhe do ta keni të qartë se çfarë ndjenje transmeton.

Këmbët e hapura – Këtë pozicion zakonisht e bëjnë meshkujt dhe kjo është mënyra joverbale që të tregohet superioriteti, por e përdorin njerëzit kur ndiejnë që patjetër duhet të jenë të fuqishëm dhe të sigurt. Ndërsa gratë të cilat marrin këtë pozicion dëshirojnë të tregojnë superioritetin ndaj meshkujve.

Shputat të drejtuara përpara – Njerëzit të cilët qëndrojnë kështu, zakonisht janë të relaksuar, të kënaqur dhe kanë vetëbesim. Janë të sigurt në personalitetin e tyre dhe dinë se sa vlejnë.

Këmbët të kryqëzuara – Kur femra qëndron kështu, tregon që ajo nuk shkon askund dhe çdo qasje në drejtim të sajin është e mbyllur. Meshkujt këtë qëndrim e marrin në situatat kur nuk dëshirojnë t’i gjejë belaja.

 

Vendos një përgjigje

Ju lutemi të vendosni komentin tuaj !
Ju lutemi të vendosni emrin tuaj