Me katër duar në një piano, vjen recitali nga vëllezërit Gaqi

E enjtja do të sjellë në sallën e Qendrës Kulturore të Katedrales Ortodokse një recital për të gjithë adhuruesit e muzikës dhe artit.

Të ftuarit e kësaj mbrëmje magjike janë Gjergji dhe Pirro Gaqi, të cilët do të interpretojnë së bashku në piano disa nga notat më të mira muzikore.

Të rritur në një familje muzikantësh, Gjergji dhe Pirro kanë performuar si një duo në vende të ndryshme të Evropës dhe Amerikës së Veriut, duke sjellë gjithmonë një super atmosferë!

Mos e humbisni këtë natë muzikore, më datë  22 mars, ora 19:00! Hyrja është e lirë!