Art & Kulturë

Mbrëmja Gala e “Çmimeve Kult 2018” po troket dhe plot surpriza na presin

Mbrëmja Gala e Çmimeve Kult 2018 është shumë pranë. Më datë 21 Nëntor për të 14-in vit radhazi Akademia Kult sjell mbrëmjen e madhe të ndarjes së “Çmimeve Kult”, të vetmet çmime kombëtare vjetore për fushat më përfaqësuese të artit dhe kulturës shqiptare.

Emrat më të spikatur dhe më elitarë, krijues dhe interpretues, shkrimtarë dhe përkthyes, regjisorë dhe aktorë, këngëtarë dhe muzikantë, balerinë dhe instrumentistë, artistë pamorë, gazetarë dhe figura të ekranit do të përshkojnë tapetin e kuq të Çmimeve Kult.

Për Çmimet Kult 2018 janë 66 artistë të nominuar për 11 çmime të mëdha.

Në këtë edicion rikthehet çmimi për filmin më të mirë shqiptar me 6 të nominuar.

Mbrëmja Gala e cila do të mbahet në Sallën e Eventeve pranë Katedrales Ortodokse fillon në orën 20:00, dhe transmetohet live në Televizionin Kombëtar Klan Plus.

Do të jetë një mbrëmje me plot surpriza, kështu që mos e humbisni.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).