Maluma me koncert në Tiranë për Ditën e Verës. Ja ku t’i gjeni biletat

Maluma do të mbajë koncert në Tiranë më 14 mars në ditën e Verës.

Si pjesë e turneut të tij botëror, një nga këngëtarët më të kërkuar në botë, i cili numëron miliarda klikime në Youtube, do të zhvillojë një koncert në Tiranë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe krybashkiaku Veliaj me anë të një postimi në Instagram.

Koncerti i tij i parë i fillim-turneut nis në Dubai me 14 shkurt dhe i fundit daton më 2 prill në Mbretërinë e Bashkuar.