Art & Kulturë

Makbeth, përpunuar dhe përshtatur, premierë në Vilën 31

11, 12, 15, 16, 17 dhe 18 dhjetor, 19:00, Vila 31

Sot (10 dhjetor), Makbeth, versioni i përpunuar dhe i përshtatur për të rezonuar me kohët e sotme, do të performohet në Vilën 31, ose ndryshe, vila e ish diktatorit Hoxha. Pas premierës, drama do të shfaqet edhe në datat 11, 12, 15, 16, 17 dhe 18 dhjetor në orën 19:00 të secilës datë.

Produksioni i Teatrit Eksperimental Kujtim Spahivogli vjen me regji të Enton Kacës.

“Me shumë guxim kam marrë një tekst, u mundova ta riaktualizoj në mjedisin ku sot jetojmë, ti jap pak trajtë politike, dhe duke u përshtatur ky tekst për të aktualizuar fenomene që na shqetësojnë dhe pushteteve që kanë sunduar në vendin tonë”, tha regjisori.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).