Luiza Xhuvani dhe Ndriçim Xhepa ngjiten në skenë me, “Mbrëmë i pëshpërita një ylli”/ Ja detajet

Pas një shkëputjeje prej disa muajsh, aktorja Luiza Xhuvani do të ringjitet sërish në skenë. Ajo do të jetë e shoqëruar nga aktori i mirënjohur Ndriçim Xhepa. “Mbrëmë i përshpërita një ylli”, është vepra e përzgjedhur nga aktori i ri Krisitian Koroveshi që do të bëjë bashkë dy aktorët.

Luiza Xhuvani dhe Ndriçim Xhepa nuk do të kenë ndonjë rol në dramë apo komedi, por vijnë në një mbrëmje poetike për t’i dhuruar emocione të papërshkueshme publikut. Edhe vetë aktori i ri Kristian Koroveshi do të interpretojë në skenë përkrah dy aktorëve të mëdhenj.

Shfaqja vjen të enjtën më 7 nëntor 2019, në orën 19:00 publiku kryeqytetas do të shijojë interpretimin e dy mjeshtrave të skenës, Luiza Xhuvani e Ndriçim Xhepa dhe aktorit të ri më të mirë i vlerësuar me këtë çmim në Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit, Kristian Koroveshi.

Lirika e dashurisë së Rumit, mishëron njeriun si qenie humane dhe si një vepër e natyrës, vjen në skenën e Qendrës Kulturore të Katedrales Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë. Tre aktorët e skenës shqiptare premtojnë emocione të papërsëritshme në këtë natë të teatrit të poemës dramatike.

“Ju ftojmë në një darkë për dashurinë, dialog poetik për jetën dhe një rrëfim i shpirtit”, thuhet në njoftim.