Art & Kulturë

“Like-t” që bëhen në Instagram janë shkaktare për ndarjen e çifteve! Ja përse

Jeni e acaruar sepse partneri juaj ka pëlqyer fotot e disa vajzave në Instagram? Nuk je e vetmja!

Sipas psikologut britanik Dr. Martin Graff, pëlqimi i një postimi në Instagram konsiderohet i rrezikshëm, ku ai e ka përshkruar këtë gjest me fjalën “mikro-tradhti”.

Ky veprim, i të bërit like fotove të dikujt që partneri juaj nuk e njeh mirë, konsiderohet si dyshues dhe hedh bazat e ‘tradhtisë online’, ndaj edhe studiuesi e ka quajtur me atë emër.

Ndër veprimet që konsiderohen si jobesnike listohen: Kontrollimi i shpeshtë i llogarisë personale të ish-it tuaj, dërgimi i emoji-ve personave të tjerë dhe ruajtja e kontakteve të një femre përshembull, duke i vënë emër burri.

Tradhti online mund të konsiderohen thjesht disa like që ju i keni dhënë vazhdimisht profilit të një femre në Instagram… Bisedat sekrete janë zakonisht shenja të mikro-tradhtisë.”-, është shprehur për mediat britanike Dr. Graff.

Lidhjet në ditët e sotme gjithmonë e më shumë po zhvendosen drejt rrjeteve sociale dhe sipas psikologut, njerëzit kanë nevojë t’i vendosin kufizime partnerit të tyre në këtë botë virtuale.

 

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).