Art & Kulturë

Libri që po çmend Trump dhe Botën

Autori i librit që po ndiqet më vëmendje në të gjithë botën, Michael Wolff është shprehur për BBC, se me gjasë libri i tij me zbulime, mund të shënojë edhe fundin e presidencës së Donald Trump.

Michael Wolff është bërë brenda natës një njeri i famshëm me librin “Fire and Fury: Inside the Trump ëhite House” (Zjarr dhe zemërim – brenda Shtëpisë së Bardhë të Trumpit). Libri i tij tregon një Shtëpi të Bardhë disfunksionale nën qeverisjen e keqe të Donald Trump. Interesi për librin e tij është kaq i madh, saqë shtëpia botuese, Henry Holt dhe Company e nxorri botimin më shpejt se pritej, të premten.

64 vjeçari ka qenë gati i panjohur për peizazhin mediatik amerikan. ëolff ka lindur në Neë Jersey dhe ka studiuar në Universitetin Columbia. Karrierën si gazetar ai e filloi në Neë York Times si asistent.
Ai ka shkruar disa libra, ndër më të njohurit portreti “Moguli mediatik: Bota e Rupert Murdoch”. Edhe Murdoch ishte i pakënaqur, si Trump me prezantimin e portretit të tij. Të habit fakti që Trump i lejoi gazetarit të lëvizë lirisht nëpër Shtëpinë e Bardhë, të pyesë dhe të vëzhgojë. Sipas të dhënave të tij, ëolff ka intervistuar mbi 200 vetë.

Trump e cilësoi gazetarin pas botimit të librit si “dështak total”. Sipas tij ai ka „shpikur histori për të shitur librin e tij të mërzitshëm dhe me gënjeshtra”. “Fire and Fury” është plot zbulime që tërheqin vëmendjen.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).