Librat e preferuar të Obamës në 2017-ën

Ish-presidenti amerikan Barak Obama ka lexuar shumë libra në 2017, dhe na i ka treguar edhe ne se cilët.

“Gjatë presidencës sime fillova një traditë duke treguar listën e librave të leximit dhe listën e këngëve që dëgjoja,” ka shkruar ish-presidenti Obama në Facebook.

“Ishte një mënyrë e mirë për të reflektuar mbi veprat që më kanë përcjellë gjatë këtij viti dhe për të ngritur autorë dhe artistë nga e gjithë bota. Këtë vit kisha më shumë kohë të lirë andaj dhe kam dashur të tregoj librat dhe muzikën që e kam shijuar më së shumti gjatë këtij viti “, vijon më tej ai.
Lista e librave të Obamës:

(The Power, nga Naomi Alderman), jofiksion (Evicted: Poverty and Profit in the American City, by Mattheë Desmond)) dhe libër kujtimesh (Dying, nga Cory Taylor).

Mi Gente by J Balvin & Willy William, prin në listën e këngëve të preferuara të Obamas, kurse e gjihë lista e këngëve të preferuara të ish-presidentit është edhe më e larmishme, që nga “Havana” e Camila Cabellos në klasiken e Bruce Springsteen-it “Born in the USA” (“Nuk ka dalur akoma, por versioni blues në shfaqjen e Broadëay është më i miri!”), ka shtuar Obama lidhur me këngën e fundit.

Lista përfshin gjithashtu këngë nga disa nga mbështetësit kryesorë të Obamës, duke përfshirë Kendrick Lamar dhe Jay-Z -n, dy prej të cilëve kanë lëshuar dy prej albumeve më të suksesshëm të vitit 2017.