Libër/ Robotët ”shokët” e rinj

Robotët po përgatiten të bëhen ”shokë” të njeriut dhe të ndikojnë në jetën e tij, me revolucionin e katërt industrial që po vjen.

Kjo epokë e re është në qendër të librit ”Roboti e noi” (”Robotët dhe ne”) i Maria Chiara Carrozzas, ish-ministrja italiane e Arsimit, e cila jep leksione në biorobotikë në universitetin ”Sant’Anna” të Pizës.

Libri është gjithashtu “një lloj fletoreje udhëtimi në botën e robotikës, nga revolucioni industrial deri në të tashmen”.