Ledri dhe Ermali publikojnë këngën më të re Lexo më shumë tek ZONEELIRE.AL

Ledri Vula dhe Ermal Fejzullahu kanë publikuar një tjetër këngë së bashku. Me ritme verore dy këngëtarët prezantuan “M’ke harru”. Ajo që kishte të veçantë kjo këngë është fakti që pjesëmarrëse është nëna e reperit, Xheraldina Vula. Ajo është një nga tekstshkruesit bashkë me djalin e saj dhe Ermalin. Siç duket për të arritur një projekt të bukur muzikor, duhej edhe ndërhyrja e saj.

Xheraldina është një figurë e njohur e ekranit. Ajo është e ftuar shpesh në studio televizive për arsye të ndryshme, por publiku e njeh më së shumti si nënën e Ledri Vulës. Kujtojmë se kjo nuk është kënga e parë që Ledri dhe Ermali sjellin bashkë. Ata kanë realizuar edhe ‘Fshatarja ime’, një version modern i hitit të vjetër të Sabri Fejzullahut.