Lec Kurti, diplomati shqiptar i harruar prej kujtesës kolektive nga diktatura

Në kuadër të takimeve që organizon Muzeu Kombëtar “Gjethi” për diskutimin rreth figurave të rëndësishme të persekutuara gjatë regjimit komunist, të martën fokusi do të bie mbi Lec Kurtin.

Në ambientet e muzeut do të zhvillohet një diskutim mbi këtë figurë të ndaluar nga diktatura, i cili ishte një kompozitor, diplomat dhe politikan shqiptar që u cilësua si “armik i popullit”.

Kështu, qeveria komuniste e ndaloi çdokënd që të fliste mbi Lec Kurtin gjatë viteve 1945-1990, duke e lënë të gjithë kontributin e tij në harresë të plotë.

Nëpërmjet këtij diskutimi, që do të mbahet më 3 prill, ora 13:00 tek ky muze, do të përkujtohet diplomati i ‘ndaluar’, duke u njohur me të gjitha dimensionet e punës së tij: kompozimet, puna si diplomat e politikan.

Në panelin e diskutimit janë Etleva Demollari, drejtoresha e Muzeut Kombëtar “Gjethi”, historiani Prof. Uran Butka dhe muzikologia Fjoralba Sukulli.