“Le Cercle rouge” vjen në Akademinë Marubi

Me regjisor Jean-Pierre Melville, filmi francez “Le Cercle Rouge” do të shfaqet në Akademinë e Filmit “Marubi” këtë të martë, më 13 mars.

Organizuar nga kjo Akademi dhe Instituti Francez, shfaqja e këtij filmi përkon me ciklin “Njëqindvjetori i Melville”, për të festuar edhe ditëlindjen e 100-të të regjisorit të famshëm francez.

“Le Cercle rouge” flet mbi një hajdut të sapo liruar nga burgu, i cili thur plane për të vjedhur diçka në sheshin “Vendome”. Në ndihmë të tij do të vijë një gangster i arratisur dhe një ish polic i alkoolizuar. Sulmi del me sukses, por ideusi i këtij akti, i frikësuar nga rëndësia e trofeut, i rekomandon bashkëpunëtorëve të tij që t’i drejtohen një eksperti.

Ky i fundit është komisari i ngarkuar për hetimin e kësaj çështje dhe prej këtej, gjithçka do të kthehet përmbys.

Mos e humbisni këtë film aksion e krim, të martën nga ora 19:00-21:00. Hyrja është falas!