Art & Kulturë

Largohet Monika Lubonja nga posti i drejtoreshës së QKKF-së, hapet konkursi për zëvendësuesin e saj

Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë dhe Teatrit të Kukullave, Monika Lubonja, është larguar nga posti i drejtoreshës së këtij institucioni.

Ministria e Kulturës përmes një njoftimi, ka bërë të ditur shpalljen e konkursit për pasardhësin e Lubonjës, që do të zëjë postin e Drejtorit të QKKF-së dhe Teatrit të Kukullave.

Në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 173, datë 07.03.2003 “Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve, në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose Ministrit”, si dhe të Ligjit 10352, datë 18.11.2010 “Për artin dhe kulturën”, i ndryshuar, Ministria e Kulturës shpall konkursin për pozicionin:

Drejtor në Qendrën Kombëtare të Kulturës për Fëmijë. Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave të bëhet brenda datës 13/04/2018, pranë Zyrës së Protokollit, në Ministrinë e Kulturës”, – thuhet në njoftim.

 

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).