Art & Kulturë

 “La Ragazza del Lago” misteri dhe thriller zbarkon në kryeqytet

Një film italian mjaft i pëlqyer dhe i njohur, “La Ragazza del Lago” (Vajza e liqenit), do të shfaqet premierë në Tiranë më 18 prill tek biblioteka e Institutit Italian të Kulturës.

Me regji nga Andrea Molaioli, ky film shtjellon një ngjarje misterioze. Kufoma e një vajze gjendet në buzë të liqenit të një qyteti të vogël në Italinë Veriore. Një detektiv nga një qytet i afërt thirret për të zgjidhur misterin e vrasjes së saj.

Mos e humbisni këtë film, të mërkurën, prej orës 19:00 deri më 21:00.

Trailer:

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).