Art & Kulturë

Ky film shqiptar do të shfaqet në Festivalin e Filmit në Jerusalem!

“Tomka dhe shokët e tij”, një prej filmave më të njohur dhe më të pëlqyer shqiptarë, do të shfaqet premierë në Festivalin Hebre të Filmit në Jerusalem.

Filmi është adaptuar me titra anglisht nga Projekti i Kinemase Shqiptare dhe do të jepet më datë 18 dhjetor 2017, nën titullin “Tomka and His Friends”.

Në website-in e këtij Festivali, janë dhënë detaje mbi përmbajtjen e filmit, duke e cilësuar si një nga filmat më të bukur dhe realist shqiptar:

“’Tomka dhe shokët e tij’ është cilësuar si një prej filmave më të suksesshëm të kinemasë shqiptare. Ky është një film i jashtëzakonshëm, i denjë për të gjithë brezat, që përmban një skenar mjaft realistik, pamje të mrekullueshme dhe një zhvillim historie mbresëlënëse.”

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).